Lajme

Kurti: Kompania franceze fiton ankandin për parkun e erës prej 98 MW, investimi kap vlerën e 150 milionë eurove

11/26/2026 22:46
nga:Genita C

Kryeministri, Albin Kurti, ka bërë të ditur se kompania franceze AKUO Energy SAS është shpallur fituese e ankandit të Ministrisë së Ekonomisë për prodhimin e energjisë nga era, me kapacitet prej 98 megavatësh, raporton GazetaBlic.

Sipas Kurtit, projekti parashihet të sjellë rreth 150 milionë euro investime në Kosovë, ndërsa çmimi i ofertuar është 75.94 euro për megavat-orë.

Ai ka theksuar se ky projekt, së bashku me kapacitetet e tjera të energjisë së ripërtëritshme, do të rrisë prodhimin vendor dhe do të zvogëlojë varësinë e Kosovës nga importi i energjisë.