Sulmuesi kosovar, Milot Rashica, nuk do të jetë as në bankën rezervë për ndeshjen e sontme të Besiktasit në Ligën e Evropës.
Skuadra nga Stambolli luan në shtëpi përballë ekipit izraelit Hapoel Beer Sheva, në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës, ndërsa për reprezentuesin e Kosovës nuk pati vend as në mesin e lojtarëve të grumbulluar për rezervë.
Kujtojmë që ndeshja do të zhvillohet në ora 18:45, ndërsa shteti turk ka bartë zhvillimin e ndehsjes në shtetin e Gjeorgjisë pasiqë nuk kanë garantuar siguri të mjaftueshme për zhvillimin e kësaj ndeshje.

