Sporti

Bakaj mesazh mbështetës për Hysën: E gjithë shqiptaria me ty, nuk ke asgjë për të humbur!

11/26/2026 12:49
nga:Mergim Rreci

Boksieri shqiptar, Roberto Bakaj, i ka dhënë mbështetje publike Nelson Hysës, në prag të përballjes së madhe me gjermanin Agit Kabayel.

Me anë të një mesazhi emocionues, Bakaj e ka inkurajuar Hysën që të hyjë në ring pa presion, të besojë në aftësitë e tij dhe të tregojë vlerat që e kanë sjellë deri në këtë nivel. Ai gjithashtu ka bërë thirrje që shqiptarët kudo që ndodhen ta përkrahin boksierin në këtë sfidë.

“Nuk ke asgjë për të humbur, vëlla. Bëje atë që di të bësh më së miri. Në këtë nivel ku je, nuk ka humbje, por vetëm fitore. Me shpirt jam me ty. Dhe, ashtu siç jam unë, duhet të jenë të gjithë shqiptarët. Përkraheni sa më shumë të shtunën në Düsseldorf”, ka shkruar Bakaj.

Ndryshe, Nelson Hysa do të përballet me Agit Kabayelin më 28 nëntor, në Dusseldorf të Gjermanisë, duke synuar titullin në kategorinë WBC.

/GazetaBlic Sport/