Deputetët e Kuvendit kanë votuar për anëtarët jo-shqiptarë të Bordit të RTK-së.
Komisioni zgjedhor, pasi shpërndau fletëvotimet, verifikoi ato dhe nisi numërimin e tyre.
Nga rezultatet, anëtare e Bordit të RTK-së nga komuniteti jo-shumicë serb u zgjodh Ana Kostiç.
Ndërkaq, nga komuniteti jo-shumicë jo-serb, u zgjodh Aldin Shabani.
Për dy anëtarët shqiptarë, RTK-së iu propozua që të shpallet konkurs i ri.

