Sporti

Mike Grella e përzgjedh Vedat Muriqin në formacionin më të mirë të javës në Champions League

11/26/2026 10:51
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ka marrë një tjetër vlerësim për paraqitjen e tij në arenën evropiane.

Ish-futbollisti dhe tashmë analisti, Mike Grella, e ka përfshirë sulmuesin kosovar në formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve.

Ky vlerësim vjen pas golit të realizuar nga Muriqi ndaj Shakhtarit, me të cilin sulmuesi dardan la gjurmë në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të garës më prestigjioze evropiane për klube.

/GazetaBlic Sport/