Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar me një mesazh kundër dhunës ndaj grave, duke theksuar se ajo nuk është çështje private, por përgjegjësi e gjithë shoqërisë, raporton GazetaBlic.
Ai ka bërë të ditur se kryeqyteti qëndron pranë çdo gruaje që kërkon ndihmë, duke ofruar mbështetje konkrete dhe mundësi për një fillim të ri. Rama ka theksuar se asnjë grua nuk duhet të mbetet vetëm përballë dhunës.


