Sporti

Mbappe pesë ndeshje larg rekordit historik të Cristiano Ronaldos në Champions League!

11/25/2026 15:13
nga:Mergim Rreci

Kylian Mbappe po i afrohet një rekordi të jashtëzakonshëm në Ligën e Kampionëve, i cili mbahet nga Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi francez ka shënuar në shtatë ndeshje radhazi në këtë kompeticion dhe tashmë i duhen edhe vetëm pesë ndeshje me gol për të barazuar rekordin e portugezit.

Ronaldo e ka vendosur standardin me 11 ndeshje radhazi duke gjetur rrugën drejt rrjetës, një arritje që Mbappe tashmë e ka në shënjestër.

Ylli i Real Madridit po kalon një periudhë fantastike para portës dhe ka mundësinë të shkruajë historinë në skenën më të madhe evropiane.

/GazetaBlic Sport/