Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka lëshuar një tjetër deklaratë thumbuese në drejtim të rivalit të përjetshëm, Real Madridit.
Numri një i klubit katalunas nuk i ka kursyer ironitë, duke pretenduar se madrilenët flasin aq shumë për Barcelonën, saqë një ditë mund t’u kërkojnë edhe pagesë për përdorimin e emrit të klubit.
“Do të vijë një ditë kur do t’i kërkojmë Real Madridit pagesë për përdorimin e emrit tonë. Ata duhet të ndalojnë së foluri për ne. Janë të fiksuar pas Barçës”, deklaroi Laporta.
/GazetaBlic Sport/

