Sipas raportimit të mediumit gjerman “BILD”, Manuel Neuer është kthyer në Mynih nga Brazili së bashku me një 23-vjeçare, e cila sipas burimeve të Bayern Munichut prezantohet si fizioterapiste e tij.
Sipas medias gjermane, Neuer dhe vajza në fjalë kanë qenë të afërt prej disa muajsh dhe raporti mes tyre thuhet se shkon përtej marrëdhënies profesionale, transmeton GazetaBlic Sport.
Të dy udhëtuan drejt Rio de Janeiros më 15 nëntor, përpara se të vazhdonin drejt Buzios, ku qëndruan në një resort luksoz deri më 23 nëntor. “BILD” pretendon se ata kishin kaluar kohë së bashku edhe në Sicili, në fund të muajit shtator.
Raportimi përmban edhe detaje rreth martesës së portierit gjerman. Sipas “BILD”, Neuer i kishte shprehur bashkëshortes së tij, Anika, dëshirën për t’i dhënë fund martesës vetëm pak ditë pas lindjes së fëmijës së tyre të dytë.
Ndërkohë, Anika thuhet se po jeton me dy djemtë në shtëpinë familjare në Tegernsee dhe po kërkon një banesë pranë Mynihut.
/GazetaBlic Sport/

