Me rastin e nisjes së fushatës “16 Ditë Aktivizëm kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu bëri thirrje për më shumë drejtësi dhe mbrojtje për gratë dhe vajzat, duke theksuar se institucionet duhet të garantojnë ndëshkimin e dhunuesve dhe mbështetjen e viktimave.
Përmes një videoje të postuar në rrjete sociale, ajo theksoi se luftimi i dhunës është përgjegjësi e përbashkët e institucioneve dhe shoqërisë, ndërsa Kuvendi do të mbikëqyrë zbatimin e ligjit në çdo institucion përgjegjës, transmeton Klankosova.tv.
“Drejtësi do të thotë që gruaja të besohet kur raporton, të mbrohet menjëherë dhe që dhunuesi të përballet me pasoja. Do të thotë edhe që gratë që ende nuk kanë mundur të flasin, të mos lihen vetëm”, tha ajo.


