Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për shitjen e automjeteve zyrtare të cilat janë të papërdorshme dhe jashtë funksionit.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 23 nëntor.
Sipas vendimit, Ministria e Digjitalizimit dhe e Administratës Publike obligohet që të kryejë procedurat e shitjes së automjeteve përmes ankandit publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Në listën e automjeteve që do të dalin në ankand janë gjithsej pesë automjete, tri të markës Suzuki, një Mitsubishi dhe një Nissan Patrol.
Lista e automjeteve që do të shiten:
– Suzuki, i vitit 2000, me çmim fillestar të shitjes 250.
– Suzuki, i vitit 2000, me çmim fillestar të shitjes 250.
– Suzuki, i vitit të shënuar 2000 në dokument, me çmim fillestar të shitjes 250.
– Mitsubishi, i vitit 2002, me çmim fillestar të shitjes 200.
– Nissan Patrol, i vitit 2004, me çmim fillestar të shitjes 250.
Pjesë e vendimit është edhe lista e automjeteve jashtë përdorimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.


