Lajme

Syla jep detaje nga prapaskenat e strategjisë së mbrojtjes: Kushtrimi dhe Graniti u kthyen kundër Naim Murselit

11/24/2026 22:53
nga:Genita C

Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leotrim Syla, ka folur edhe për strategjinë e mbrojtjes së të akuzuarve në rastin e vrasjes së saj, ku ish-bashkëshorti Naim Murseli u dënua me burgim të përjetshëm.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Adresa”, Syla tha se në një moment Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava u bënë ekip kundër Murselit, duke ndryshuar kështu strategjinë e mbrojtjes.

“Njëra nga strategjitë ishte kjo, kurse në një moment mund të themi se ka qenë fati ynë si palë e dëmtuar që Kushtrimi dhe Graniti janë bërë si ekip kundër Naimit. Pastaj ndryshoi e gjithë strategjia e mbrojtjes, ku ata u munduan t’ia hedhin krejt fajin Naimit. Ata filluan t’i japin gjykatës më shumë material për njëri-tjetrin. Në një moment, kur Kushtrim Kokalla vendosi të deklarohej si përfaqësues i palës së dëmtuar, jemi frikësuar. Të drejtën, kemi menduar se mos ndoshta do të mbrohet në heshtje”, ka deklaruar Syla.