Lajme

Arton Demhasaj: Lumir Abdixhiku është fans i flaktë i opozitarizmit të Përparim Ramës

11/24/2026 22:03
nga:Genita C

Analisti politik, Arton Demhasaj, në emisionin “Politiko” në Kanal10, ka komentuar qasjen opozitare të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Demhasaj, duke ironizuar mënyrën se si Abdixhiku po e ushtron opozitarizmin, ka deklaruar se ai është “fans i flaktë i opozitarizmit të Përparim Ramës”.

Deklarata e tij ka vënë në fokus mënyrën e veprimit politik të kryetarit të LDK-së dhe qasjen e tij në raport me opozitën.