Lajme

Nis rehabilitimi i rrugës së Uglarit, Kurti njofton vlerën e investimit

11/24/2026 16:27
nga:Genita C

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në përurimin e projektit në vlerë prej 1.32 milionë eurosh, për rehabilitimin e rrugës së Uglarit.

Ai ka bërë të ditur se segmenti ku u bë nisja e projektit do të mbajë emrin e dëshmorit të kombit, Agron Rrahmani.

“Përveçse për banorët e këtij fshati dhe qytetarët e të dyja komunave, kjo rrugë me gjatësi 2.8 kilometra është tejet e rëndësishme edhe për lehtësimin e qarkullimit dhe krijimin e një alternative efikase për shkarkimin e trafikut drejt dhe nga kryeqyteti” shkroi Kurti.