Federata e Futbollit të Marokut i është drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS), duke kërkuar pezullimin e publikimit të vendimit përfundimtar lidhur me finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës (AFCON).
Sipas raportimit të RMC Sport, pala marokene kërkon të zbardhet përmbajtja e saktë e një telefonate të pretenduar mes një arbitri të CAS-it dhe presidentit të Federatës së Futbollit të Senegalit.
Kjo kërkesë vjen pas polemikave të krijuara rreth komunikimit të pretenduar, ndërsa Maroku kërkon sqarime për rrethanat e kësaj telefonate.
Nga ana tjetër, CAS ka bërë të ditur më herët se nuk kishte pranuar ende letrën e dërguar nga Federata Marokene.
/GazetaBlic Sport/

