Sporti

Tifozët e Lazios ndërpresin bojkotin, rikthehen në stadium për duelin ndaj Atalantës!

11/24/2026 14:43
nga:Mergim Rreci

Ultrasit e Lazios kanë vendosur të ndërpresin përkohësisht bojkotin e ndeshjeve në shtëpi, duke u rikthyer në “Stadio Olimpico” për përballjen ndaj Atalantës më 6 dhjetor.

Tifozët kanë bojkotuar ndeshjet që nga fillimi i vitit, në shenjë proteste ndaj presidentit Claudio Lotito, duke kërkuar largimin e tij nga klubi, transmeton GazetaBlic Sport.

Grupi ‘Curva Nord; ka njoftuar se dhjetori do të jetë një muaj i veçantë, pasi do të jenë të pranishëm edhe në derbin ndaj Romës, më 13 dhjetor.

Megjithatë, ky rikthim është vetëm i përkohshëm dhe jo të gjithë tifozët janë pajtuar me vendimin. Protesta ndaj drejtuesve të klubit vazhdon.

/GazetaBlic Sport/