Lajme

“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha”

11/24/2026 10:55
nga:Mergim Rreci

Djali i Xhemail Mustafës, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar lidhur me etiketimet ndaj veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe bashkëpunëtorëve të afërt të ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke i cilësuar ata si UDB-ashë në studio televizive.

“Deklarata si ‘UDBasha që u mshefshin si LDK, por janë vra si UDBasha’ i hapë derën deklaratave tjera njësoj të budallme se kinse ka pas “UDBasha që janë mshefë si civil ose si UÇK, por janë vra si UDBasha”. A po e shihni sa të budallme e idiotike dalin këto deklarata? Apo qëllimin e keni me përfundu te ‘mirë ua kanë ba që i kanë vra edhe LDK, edhe civil, edhe UÇK, se krejt UDBasha’? T’budallëm bre”, shkroi Musatafa në Facebook.