Sporti

Barcelona e humb Lamine Yamalin, por vetëm për një ndeshje

11/23/2026 10:47
nga:Genita C

Skuadra e Barcelonës s’mund të bëjë llogari te Lamine Yamal për ndeshjen e ardhshme të UEFA Champions League.

Ylli spanjoll pritet të mungojë në ndeshjen ndaj Sabah-ut, në Ligën e Kampionëve.

Lamine ka disa probleme të vogla në këmbën e djathtë.

Ai do të pushojë këtë javë, por do të rikthehet në ndeshjen e La Ligas ndaj Deportivo-s.