Policia e Kosovës ka realizuar ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për vepra penale që ndërlidhen me krimet kibernetike.
Ekstradimi u realizua më 19 nëntor 2026, ndërsa i dyshuari iu dorëzua autoriteteve amerikane, përkatësisht njësisë U.S. Marshals, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.


