Lajme

Gruda pas verdiktit të Hagës: Kosova të veprojë, ta mbrojë luftën e drejtë të popullit të saj

11/17/2026 13:55
nga:Genita C

Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se fjalia e ish-presidentit Thaçi pas shpalljes së vërdiktit të sotëm, përshkruan më së miri vendimin e Gjykatës Speciale.

“Kjo është politikë, nuk është drejtësi.’, u shpreh Thaçi pas shpalljes së verdiktit.

Deputeti Gruda, ka shtuar se Kosova duhet të veprojë dhe ta mbrojë luftën e drejtë të popullit të saj për liri.