Një 26-vjeçare, e arrestuar nën dyshimin për trafikim të narkotikëve në grupin ku dyshohet se bën pjesë edhe ish-ministri Astrit Haraqija, është sjellë sot në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, ku pritet të mbahet seanca gjyqësore.
Ajo ishte arrestuar më 14 nëntor, gjatë operacionit policor “Heshtja”, ku u arrestuan gjithsej gjashtë persona dhe u sekuestruan rreth 1.6 kilogramë kokainë dhe asete në vlerë të përgjithshme prej rreth 301 mijë eurosh.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar.


