Barcelona ka njoftuar rinovimin e shumëpritur të kontratës së kapitenit të klubit, Raphinha, deri në vitin 2030.
Duke qenë se marrëveshja e tij e mëparshme skadonte në vitin 2028, gjigantët katalanas kanë siguruar të ardhmen e tij afatgjatë.
“Blaugranët” ia kanë rritur ndjeshëm pagën, në përputhje me rritjen e statusit të tij dhe paraqitjet e pandalshme gjatë këtij sezoni.
29-vjeçari ka shënuar 19 gola dhe duke dhënë tri asiste në 12 ndeshje këtë sezon.
/GazetaBlic Sport


