Vështirësitë e Napolit u thelluan pas humbjes së rëndë 4-1 kundër Portos në Ligën e Kampionëve mbrëmë.
Ndërsa trajneri kryesor Massimiliano Allegri e mbrojti deri diku paraqitjen e skuadrës, duke përmendur mungesën e intensitetit, sulmuesi kryesor Rasmus Hojlund pati një mendim ndryshe.
Sulmuesi danez e cilësoi paraqitjen si tejet të dobët dhe theksoi se i gjithë ekipi, përfshirë lojtarët dhe stafin teknik, duhet të marrin përgjegjësinë mbi vete.
“Nuk jam dakord me trajnerin: sonte nuk kemi luajtur mirë,” tha Hojlund.
“Të gjithë duhet të marrim përgjegjësitë tona: lojtarët, klubi dhe trajneri. Jemi në një moment të vështirë dhe të gjithë duhet ta shohim veten në pasqyrë.”
/GazetaBlic Sport


