Lajme

Dogji flamurin e shtetit – u bâ deputete!???

11/03/2026 13:42
nga:Halil Matoshi

Shkruan: Halil Matoshi

1.
Kjo qe e shihni tek pozon në grup, masi e kanë kallë flamurin kosovar âsht zgjedhë deputete nga votuesi kosovar.
Quhet Mimoza Shala.
Të dhânat e qasshme flasin se ajo ka qenë pjesë e UÇK.
Personifikon dhunën ndaj Kosovës kushtetuese!
Po të mbetej jashtë sistemit, kritika e saj ndaj rendit simbolik munet me pasë kuptim pakënaqësie me simbolin kombëtar – porse kish me pagu ni gjobë simas Ligjt Kosovar për simbolet!
Por ajo e ka nënshkru betimin më 2026 se ka me e mbrojtë rendin kushtetues e simbolik të Kosovës.
Këtu qindron paradoksi.

2.
“Lavdi marrëzisë”, e shkrueme në vitin 1509 nga humanisti i holandez Erazmo Roterdam, âsht ni nga satirat ma briliante dhe me ndikim në historinë e letërsisë dhe filozofisë botnore. Roterdam nga friga e oersekutimit nga Kisha, sajon ni personazh që quhet “Marrëzi” e cila mban ni fjalim para publikut tue lavdu veten e saj. Ajo i thotë popullit të vet se bota nuk kish me ekzistu dhe njerëzit nuk kishin me qenë të lumtun pa të.

3.
Kosovarët votojnë persona që manifestojnë kundërshti ndaj këtij rendi dhe madje s’e mshefin mburravecninë me këtë akt antishtet!?
Që paradoksi të jetë ma i ranë, kjo Zojë âsht zgjedhë në Komisionin për kontroll të AKI, që presupozohet si segmenti i vijës së parë e mbrotjës së rendit kushtetues e simbolik të Republikës!
Kjo grue që kallë flamurin e kësaj Republike âsht kontroll civil i inteligjencës?

4.
Zoja Shala pos propagandës së fortë për rrethanat e brendshme nuk kursehet as nga propagandimi kundër Qeverisë legale shqiptare dhe atë përmes fake news!
Paradoksi i tretë flet për
fotografinë e gjeneruene me IA të grues shtatzânë tek proteston në Tiranë që shpërndahet nga deputetja e Kuvendit të Kosovës në profilin e saj në Facebook, pa u tremb se âsht thjesht fotografi fake e ni grueje!?
Por ajo as që e kupton këtë sepse nuk i intereson fakti po thjesht propaganda.
Qe kush ngritet në majat e pushtetit në Kosovë?
Elementë antishtet.

5.
Paradoksi i katërt âsht fakti se shefi i Mimoza Shalës e ka quejt flamurin kosovar “lara-lara” e sod, rri gaditun para tina në parakalime dhe merr privilegje nga ky shtet, flamurin e të cilit vet e përqesh e deputetë të tij e kallin! Kjo âsht e majta kinse progresiste!?

6.
Nën maskën e progresizmit, kjo kastë merr rrogën e majme të shtetit, madje personazhi ynë thirret me kontrollu inteligjencën e vendit, ndërkohë që inteligjenca e saj mbrrin deri aty sa djeg flamurin shtetnor dhe ushqen popullin me rrena populliste t’prodhueme nga Inteligjenca Artificiale.
Epokë e hipokritve injorantë pa të cilët, 47% e kosovarëve nuk do të ndiheshin të lumtun!