Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj veprimeve të përfaqësuesve të Vetëvendosjes në kryeqytet, të cilët kanë dalë para Prokurorisë me dokumente në duar, raporton GazetaBlic.
Rama i ka akuzuar ata për shou politik, duke vënë në pikëpyetje punën e tyre në Kuvendin Komunal dhe kontributin për qytetarët e Prishtinës.
Ai u ka bërë thirrje që, në vend të roleve të hetuesit, prokurorit e gjyqtarit, të fokusohen në punë dhe propozime konkrete për qytetarët.
VV e Prishtinës dorëzon materiale kundër Përparim Ramës në Prokurorinë Speciale


