Lajme

Ndalohet për 48 orë drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet se kërcënoi gruan se do t’i ndodhë e njëjta si Arlinda Zekajt

10/31/2026 13:45
nga:L J

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha, është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për dhunë në familje.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

Ajo ka bërë të ditur se ndalimi është bërë me urdhër të prokurorit kujdestar, ndërsa Prokurori i Shtetit po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

“Ju konfirmojmë se me urdhër të Prokurorit kujdestar, është ndaluar për 48 orë personi me inicialet G.B., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Dhuna në familje’, nga neni 248 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në përgjigjen e Shalës.