Sporti

Jamie Carragher: ‘Mendoj se edhe Michael Carrick do të donte të shkarkohej tani’

10/29/2026 22:06
nga:L J

Jamie Carragher shprehet se Michael Carrick do të ndihej i lehtësuar nëse, në këtë moment, Manchester United do të vendoste ta shkarkonte nga detyra e trajnerit kryesor.

“Besoj se ai nuk mund ta thotë kurrë publikisht, por mendoj se Michael Carrick do të dëshironte t’i jepet fund kësaj agonie. Vërtet e mendoj këtë,” tha ish-mbrojtësi i Liverpool-it në emisionin ‘The Overlap’.

“Mendoj se vetëm ideja për të shkuar në qendrën stërvitore tani, për të parë Bruno Fernandesin dhe për t’u përpjekur të mbajë fjalimin para ndeshjes me Chelsean – ndërkohë që e di mirë se lojtarët nuk e pranojnë aspak – duhet të jetë e rëndë.”

“Ata lojtarë e dinë se Michael Carrick nuk do të jetë më aty pas dy ose tri javësh. Ai e di, ata e dinë, të gjithë e dimë.”

Për momentin, Carrick mbetet në krye të ekipit për ndeshjen kundër Chelseat këtë fundjavë, por nuk ka asnjë garanci që ai nuk do të shkarkohet sapo drejtuesit e United të gjejnë një zëvendësues.

/GazetaBlic Sport