Sporti

Frosinone vazhdon të ngjitet në Serie A

10/29/2026 21:03
nga:L J

Frosinone vazhdon performancën e saj mbresëlënëse në Serie A, pasi mposhti Lecce-n me rezultatin 5-1 në shtëpi.

Në minutën e 25-të, Matteo Cichella i dha epërsinë Frosinen, dhe në minutën e parë të kohës shtesë, Giacomo Calo dyfishoi epërsinë nga një penallti.

14 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Antonio Raimondo shënoi golin e tretë për ekipin vendas, ndërsa Daniel Birligea shënoi golin e katërt për Frosinone në minutën e 72-të.

Joel Monteiro shënoi golin e ngushëllimit në minutën e 82-të, por Birligea shënoi golin e fundit në minutën e katërt të kohës shtesë.

“Verdhë-Blutë” janë në vendin e 6-të në Serie A me 17 pikë, ndërsa Lecce është në pozicionin e 14-të me 9 pikë.

/GazetaBlic Sport