Ceremonia e nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit të Universitetit të Prishtinës dhe Ambasadores së Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala. (Rektorati i Universitetit të Prishtinës, ora 9:00)
Hibrid.info, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian në Kosovë organizojnë diskutimin “Edukimi medial në arsim: Nga gjetjet te veprimi”. (Europe House, Prishtinë, ora 9:30)
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës mban konferencën “Zbatimi i marrëveshjes Kosovë–Danimarkë për transferimin e të burgosurve në Kosovë: sfidat ligjore, të drejtat e njeriut dhe çështjet operacionale”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla. (Hotel Swiss Diamond, Prishtinë, ora 10:00)
Gjykata e Apelit shqyrton ankesën e Naim Murselit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj. (Pallati i Drejtësisë, Hajvali, ora 11:10)
Instituti Riinvest dhe Forumi Ekonomik të Grave (FEG) organizojnë tryezën e diskutimit me temë: “Rishikimi i politikave familjare të përgjegjshme ndaj gjinisë në Kosovë: Implikimet financiare, praktikat rajonale dhe alternativat e politikave”. Marrin pjesë ninistri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti dhe udhëheqësja e Zyrës së UNFPA-së në Kosovë, Visare Mujko-Nimani. (Swiss Diamond Hotel, Prishtinë, ora 13:00))
Grupi i Bankës Botërore, prezantimi i vlerësimit diagnostik të sektorit privat të vendit (CPSD) për Kosovë. (Hoteli Emerald, Prishtinë, ora 13:30)
Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist mban protestën “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 16:00)


