Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se protesta e radhës do të mbahet nesër, të enjten, në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Përmes këtij organizimi, protestuesit do të kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn dhe të gjitha gratë e vrara, si dhe përgjegjësi institucionale për sigurinë dhe të drejtat e grave.
Kolektivi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen protestave, duke theksuar se ato do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
“Do të vazhdojmë të protestojmë deri kur kërkesat tona të plotësohen”, thuhet në njoftimin e Kolektivit, i cili bën thirrje për solidarizim dhe mobilizim në nivel kombëtar.


