Sporti

Portieri i talentuar kosovar, Aron Mustafa starton për Zurich në duelin ndaj Maccabi Tel Aviv në “Youth League”

10/28/2026 18:12
nga:L J

Skuadra e Zurich U19 sonte e mirëpret ekipin izraelit, Maccabi Tel Aviv në UEFA Youth League.

Në ekipin zviceran do të paraqitet portieri kosovar, Aron Mustafa, shkruan GazetaBlic Sport.

18 vjeçari i cili po zhvillon paraqitje të mira në Zvicër sonte ka vendin e startuesit në UEFA Youth League, në duelin që starton nga ora 19:00.

Ky duel do të zhvillohet në “Stadion Letzigrund” në Zvicër.

/GazetaBlic Sport