Sipas Matteo Morettos nga “Marca”, Jadon Sancho e ka përjashtuar mundësinë e kalimit te Getafe, pasi ka marrë një ofertë shumëmilionëshe nga një destinacion tjetër.
Ish-anësori i Manchester United ishte në bisedime me klubin e La Liga-s. Raportime të mëparshme sugjeronin se ata i kishin ofruar një marrëveshje me vlerë vetëm 10,000 paund në javë, ndonëse mund të kenë ofruar edhe një shumë më të lartë.
Megjithatë, kjo nuk mjaftoi, pasi Sancho e ka njoftuar Getafen se ka marrë një ofertë fitimprurëse nga Arabia Saudite.
Një klub, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është i gatshëm të plotësojë kërkesat e 26-vjeçarit, duke i ofruar rreth 3 milionë euro për pjesën e mbetur të sezonit.
/GazetaBlic Sport


