Lajme

Vritet një grua në Pejë, kunati e qëlloi me sëpatë në kokë

10/25/2026 23:59
nga:L J

Një grua është vrarë të shtunën mbrëma në fshatin Vitomiricë të Pejës. Rasti i rëndë ka ndodhur të dielën rreth orës 19:00.

I dyshuari është kunati i viktimës, i cili ndodhet në arrati, ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Viktima është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar. Po ashtu, është arrestuar dhe intervistuar edhe personi i dyshuar (bashkëshorti i viktimës), i cili është ndalur në mbajtje për 48. Viktima, me vullnetin e saj, është dërguar në shtëpinë e saj në fshatin Vitomiricë. Rreth orës 21:10, jemi njoftuar se e njëjta është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se vdekja e saj ka ardhur si pasojë e goditjeve me një mjet të fortë. Personi i dyshuar për rastin e dytë (i cili dyshohet se është kunati i saj) ndodhet në arrati”, njofton Policia.