Sporti

Luis Figo vlerëson Lamine Yamalin: “Ndoshta do të më duhej të ndryshoja pozicion!”

10/22/2026 16:58
nga:Mergim Rreci

Legjenda portugeze Luis Figo ka folur për talentin e Barcelonës, Lamine Yamal, në prag të El Clásicos mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Ish-fituesi i Topit të Artë në vitin 2000 deklaroi se, nëse do të luante në të njëjtën periudhë me yllin e ri spanjoll, ndoshta do t’i duhej të ndryshonte pozicion.

“Nëse do të kisha luajtur në të njëjtën kohë me Lamine, ndoshta do të më duhej të ndryshoja pozicion”, u shpreh Figo.

Ai gjithashtu theksoi se markimi i Yamalit në të gjithë fushën do të ishte një detyrë shumë e vështirë.

“Ta markosh Lamine në të gjithë fushën do të ishte çmenduri”, deklaroi legjenda portugeze.

/GazetaBlic Sport/