Ramush Haradinaj, ka deklaruar se opozita do ta vazhdojë përballjen me qeverinë, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve, intelektualëve dhe të gjitha palëve që vlerësojnë se situata në vend nuk është e mirë, raporton GazetaBlic.
Haradinaj theksoi se opozita duhet ta marrë seriozisht misionin e saj dhe të jetë e qartë në qëndrimet dhe veprimet kundër asaj që ai e cilësoi si keqqeverisje.
“Tani ne po e vazhdojmë misionin tonë që e kemi në demokraci, që është përballja e qeverisjes. Nuk e kemi ndal asnjëherë, po e vazhdojmë. E kuptohet, po e kërkojmë ndihmën e gjithë vendit, pra të qytetarëve, të gjitha palëve të interesuarve, gjithë intelektualëve, e gjithë atyre që e kuptojnë se situata nuk është e mirë në vend. Kuptohet, opozita nuk mundet me i kriju dilema vetes. Pra, opozita duhet ta qartësojnë se a janë të gatshëm, a janë në gjendje dhe a e pranojnë misionin e tyre. Nuk është lojë me bë opozitë në një vend ku qeverisja është e keqe. Edhe unë besoj se do të ketë vetëdijesim të gjithëve që ta vazhdojmë misionin tonë të opozitëbërjes kundër kësaj keqqeverisje në vend”, tha Haradinaj.


