Lajme

Gjykata e Tiranës merr vendim për 22 protestues

10/21/2026 14:26
nga:Gazeta Blic

Për 22 protestues është dhënë ditën e mërkurë masa detyrim paraqitjeje.

Ndërkohë, vijon seanca për 36 persona të tjerë, ku do të merret vendimi për ta.

Që nga 13 tetori, Gjykata e Tiranës ka vlerësuar masa sigurie për mbi 150 protestues, 11 prej të cilëve arrest me burg dhe 3 arrest në shtëpi. Për të tjerët është dhënë masa detyrim paraqitjeje, raporton A2cnn.