Lajme

Ardian Gjini: Nuk ka parti politike në Kosovë që nuk do të kishte dëshirë ta kishte Dautin në radhët e veta

10/15/2026 22:12
nga:Genita C

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka dalë në mbrojtje të Daut Haradinajt, duke e cilësuar atë si një nga figurat e UÇK-së dhe duke kritikuar akuzat që, sipas tij, po bëhen ndaj tij për arsye politike, raporton GazetaBlic.

Në një reagim publik, Gjini ka thënë se Daut Haradinaj dhe familja e tij ishin në krah të Kosovës në kohën kur vendi kishte nevojë për liri.

Ai gjithashtu ka kritikuar partitë kundërshtare, duke i akuzuar për standarde të dyfishta dhe për sulme politike ndaj Haradinajt.