Hykmete Bajrami ka reaguar në mbrojtje të fjalës së lirë, mes zhvillimeve të fundit ndërmjet ish-deputetit Gani Geci dhe gazetarit Lirim Mehmetaj.
“Fjala e lirë nuk negociohet!”, ka shkruar Bajrami në postimin e saj.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar ndalimin e Gecit për 48 orë, nën dyshimin për kanosje.
Sipas Prokurorisë, dyshimet lidhen me kanosjen e Mehmetajt për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij.
Mehmetaj deklaroi në emisionin “Debat Plus” se anëtarë të familjes Geci i kishin kërkuar ta fshinte ose ndryshonte një postim.
Postimi ishte kritik ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Fatos Geci.


