Ngjarjet e ditës: 13 tetor 2026
10:00
ATRC dhe Banka Botërore mbajn eventin përmbyllës të projektit PIAKOS, për regjistrim të pronës. (Swiss Diamond Hotel, Prishtinë)
10:00
Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026, për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204)
10:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion shqyrton planin e punës për Sesionin vjeshtor 2026. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10)
10:00
Komisioni për Shëndetësi miraton fushveprimin e Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302)
11:00
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303)
11:00
Instituti Albanologjik-Prishtinë, mban Tryeza shkencore “Lorenc Antoni: vepra, kujtesa dhe trashëgimia”. (Instituti Albanologjik, Prishtinë)
13:00
Komisioni i Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrton publikimin e thirrjes/ftesës publike për zgjedhjen dy (2) gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301)
13:00
Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport shqyrton Projektligjin nr. 11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 10/L-001 për Ndarjet Buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302)
13:00
Komisioni për Arsim dhe Shkencë shqyrton Projektligjin nr. 11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026, për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204)
13:00
Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin nr. 11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303)


