Lajme

Nga projektet e ndërtimit te materialet ndërtimore, ENOS zgjeron shtrirjen në treg

10/11/2026 16:56
nga:Genita C

Kompania ENOS po vazhdon zgjerimin e aktivitetit të saj, duke shënuar një tjetër hap në zhvillimin e biznesit.

Kështu ka bërë të ditur Trim Musliu, pronar i kësaj kompanie, i cili njoftoi se, krahas projekteve në ndërtim, kompania po zgjerohet edhe në tregun e materialeve ndërtimore, në bashkëpunim me partnerët e saj.

Ky zgjerim synon të krijojë mundësi të reja në treg dhe të forcojë pozicionin e Enos në sektorin e ndërtimit, duke ndërthurur përvojën në realizimin e projekteve me një fushë të re të aktivitetit.

“ENOS  po rritet çdo ditë. Përveç projekteve tona në ndërtim, tash po zgjerohemi edhe në tregun e materialeve ndërtimore, në bashkëpunim me partnerët tanë. ENOS – Nuk jemi këtu për të bërë zhurmë, por për të lënë gjurmë”, shkruan Musliu.