Sporti

Dani Olmo nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona në janar pavarësisht interesit të Bayernit

10/08/2026 09:26
nga:L J

Sipas “Marca”-s, mesfushori i Barcelonës, Dani Olmo, nuk do t’i marrë parasysh ofertat nga Bayern Munichu, nëse klubi gjerman e shton interesimin për të gjatë merkatos së janarit.

28-vjeçari, i cili ka një kontratë deri në vitin 2030, nuk po mendon për largim për momentin dhe dëshiron të vazhdojë të lërë gjurmë me “Blaugranat”.

Olmo e ka konsoliduar veten si një figurë kyçe si për Barçën, ashtu edhe për kombëtaren spanjolle.

Ai ka regjistruar tri asiste në tetë ndeshje këtë sezon për Barçën, klub që gjithashtu nuk është i interesuar për shitjen e tij.

Forma e jashtëzakonshme e Olmos ka ringjallur interesimin e Bayernit, pasi bavarezët kishin tentuar ta transferonin atë edhe kur luante për Leipzigun.

/GazetaBlic Sport