Rio Ferdinand ka dalë sërish publikisht në mbështetje të ish-shokut të tij të skuadrës, Cristiano Ronaldo, në mes të polemikave që kanë përfshirë kapitenin e Portugalisë dhe trajnerin Jorge Jesus.
Ronaldo, 41 vjeç, u largua nga grumbullimi i Kombëtares së Portugalisë pasi nuk u aktivizua në humbjen ndaj Norvegjisë më 27 shtator. Më pas, sulmuesi publikoi një deklaratë ku akuzoi Jesusin se nuk kishte respektuar premtimet e bëra.
Në kulmin e debatit, gazetari i Mirror, Harry Brent, kritikoi ashpër Ronaldon dhe e quajti atë “narcisist”.
Ferdinand nuk qëndroi indiferent. Ish-mbrojtësi i Manchester United shpërndau postimin e gazetarit dhe reagoi drejtpërdrejt:
“Narcisist? Përshkrim i çmendur për një njeri që i ka dhënë kaq shumë futbollit dhe vendit të tij. Harry Brent, hiqe këtë nga mendja.”
Me këtë reagim, Ferdinand i doli edhe një herë në mbrojtje Ronaldos, duke kundërshtuar ashpër mënyrën se si po portretizohet ylli portugez në debatin e fundit.
Një miqësi e vjetër që vazhdon edhe jashtë fushës. Ferdinand dhe Ronaldo kanë qenë bashkëlojtarë te Manchester United dhe ish-mbrojtësi anglez vazhdon ta mbështesë publikisht portugezin sa herë që ai përballet me kritika.
/GazetaBlic Sport/


