Analisti Petrit Zogaj ka renditur, sipas tij, disa prej asaj që i konsideron fitore të kryeministrit, Albin Kurti, duke vlerësuar se ai tashmë ka krijuar një situatë politike në të cilën mund të qeverisë pa një opozitë të mirëfilltë dhe pa protesta në rrugë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zogaj ka ironizuar me zhvillimet e fundit politike, duke renditur gjashtë pika që, sipas tij, i kanë shërbyer Kurtit.
Sipas tij, një prej këtyre zhvillimeve është zgjedhja e presidentes, për të cilën thotë se nuk do ta sfidojë Kurtin as brenda dhe as jashtë vendit.
“Zgjodhi një presidente që nuk do ta sfidojë atë as brenda e as jashtë”, ka shkruar Zogaj.
Ai ka vlerësuar gjithashtu se Kurti ka krijuar përshtypjen e një lideri që është i gatshëm të bëjë kompromise, duke thënë se kjo ka zbehur kritikat për autoritarizëm.
Një tjetër pikë që Zogaj e sheh si përfitim politik për Kurtin është raporti me LDK-në. Ai pretendon se Kurti ka “amortizuar deri në përçarje LDK-në”, duke krijuar, sipas tij, raporte të mira me udhëheqjen e saj, ndërkohë që partia është përçarë nga brenda.
Postimi i plotë:
Fitoret e Albin Kurtit:
1. Zgjodhi nje presidente qe nuk do ta sfidoje ate as brenda e as jashte.
2. Krijoje pershtypjen e nje lideri qe ben kompromise, pra kritika per autoritarizem ra.
3. E amortizoje deri ne percarje LDK-duke krijuar raporte te mira me udheheqjen e saj, nderkohe qe partia brenda percahej.
4. E ndali protesten, qe per mendimin tim ishte pertej kerkeses ne lidhje me vendimin e Speciales.
5. E krijoje pershtypjen se eshte pro UCK-se dhe kunder vendimit te Speciales, anipse para pak ditesh e mbeshteti si te tille.
6. PDK-se i dha dicka te mjaftueshem qe ajo tash mos me qene opozita qe do te duhej me qene. Pra, praktikisht do te qeverise pa ndonje opozite te mirefillte.
Pra, pa president, pa opozite, pa protesta ne rruge, me gjithe pushtetin dhe pa akuza per autoritarizem.
Bravo Albin, kaq dine keta.


