Sporti

Milos Kerkez përfundon në listën e armiqëve të Ukrainës

10/07/2026 10:59
nga:L J

Mbrojtësi Milos Kerkez është përfshirë në një stuhi politike pasi emri i tij dhe i babait të tij u shtuan në “Myrotvorets”, një bazë të dhënash që rendit personat e konsideruar si armiq të Ukrainës.

Kjo situatë pasoi ndeshjen e Ligës së Kombeve midis Hungarisë dhe Ukrainës më 25 shtator, kur Kerkez u përfshi në një përplasje në fushë me Viktor Tsygankovin në minutat e fundit të lojës.

Më vonë, babai i Kerkezit publikoi në Instagram pamje të incidentit të shoqëruara me një këngë ruse, gjë që shkaktoi reagime të ashpra në Ukrainë. Të dy ata u akuzuan më pas se mbështesnin agresionin rus kundër Ukrainës.

Ministrja e Jashtme e Hungarisë, Anita Orban, e dënoi përfshirjen e tyre në atë listë dhe deklaroi se kishte diskutuar me zyrtarë ukrainas lidhur me situatën. “Myrotvorets” nuk është e lidhur me qeverinë ukrainase.

Kerkez e ka mohuar mbështetjen për agresionin, duke thënë se gjatë incidentit ai po mbronte kapitenin e Hungarisë dhe mikun e tij, Dominik Szoboszlai.