Sporti

“Ka qenë kënaqësi ta shikoja”, Modric reagon pasi Messi u pensionua nga Argjentina!

10/07/2026 10:09
nga:L J

Mesfushori kroat Luka Modric shpreh vetëm admirim për Lionel Mesin pas pensionimit së këtij të fundit nga kombëtarja e Argjentinës.

“Është për të ardhur keq, por është vendimi i tij dhe duhet respektuar. Ai e fitoi Kupën e Botës që dëshironte dhe bëri diçka të jashtëzakonshme. Ka qenë kënaqësi ta shihje duke luajtur,” tha mesfushori i Milanit.

Megjithatë, ish-mesfushori i Real Madridit nuk ka ndërmend të ndjekë të njëjtën rrugë, duke deklaruar se ka dëshirën dhe forcën për ta zgjatur karrierën e tij.

“Do të shohim. Unë ende kam pasionin, ambicien dhe forcën,” shtoi 41-vjeçari.

“Për sa kohë i kam këto, dua të vazhdoj të luaj. Do të dëgjoj trupin tim dhe do ta marr vendimin me qetësi të plotë.”

/GazetaBlic Sport