Lajme

Daut Haradinaj kujton Haxhi Dulën: “Prehu në paqe, legjendë!”

10/06/2026 12:18
nga:Genita C

Daut Haradinaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të Haxhi Dulës, duke e kujtuar si një luftëtar të palëkundur dhe malësor të përkushtuar, i cili për vite të tëra qëndroi përkrah Shkëlzenit dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Haradinaj e përshkroi Dulën si burrë të urtë e bujar, duke shprehur respekt për jetën dhe kontributin e tij.

“Prehu në paqe, legjendë!”, ka shkruar Haradinaj.