Sporti

Carlos Espi mbetet përsëri jashtë skuadrës së Spanjës për ndeshjen kundër Kroacisë

10/06/2026 11:49
nga:L J

Carlos Espi do të duhet të presë edhe pak për debutimin e tij me Spanjën, pasi është përjashtuar përsëri nga skuadra prej 23 lojtarësh për ndeshjen e sonte në Ligën e Kombeve kundër Kroacisë.

Sulmuesi i Real Madridit u thirr në fund të ndeshjes si zëvendësim emergjent për të dëmtuarin Ferran Torres.

Ndërsa pritej që Espi, i cili vinte nga një paraqitje me pesë gola për ekipin U21 të Spanjës kundër San Marios, të mund të luante kundër Çekisë, Luis de la Fuente e la jashtë skuadrës, duke inkuadruar Roberto Fernandez.

/GazetaBlic Sport