Deputeti i PDK-së, Jakup Nura tha se votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, sipas tij, është jetik për Kosovës.
Ai tha se ky ligj nuk mohon Gjykatën Speciale, por sipas tij, kundërshton vendimin e padrejtë ndaj krerëve të UÇK-së.
“Të them të drejtën unë pres një vetëdijësim të deputetëve të Parlamentit, është një diçka e jashtëzakonshme, një diçka jetike për shtetin e Kosovës që të votohen këto ligje, për arsye se me këto ligje do t’i jepet mundësia shtetit të Kosovës të avancojë edhe më tutje me njohje. Ky ligj është i rëndësishëm jo për ta mohuar Gjykatën, jo për të shprehur kundër Gjykatës Speciale, por kundër vendimit të padrejtë të saj të marrë ndaj djemve që luftuan dhe Kosovës në veçanti”, u shpreh Nura.
Por tjerash, Nura e pa të drejtë protestën e së hënës së qytetarëve.


