Lajme

Elezi me kritika për Policinë e Kosovës: E dobët dhe jo e përgatitur

10/06/2026 08:19
nga:Genita C

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi, pati kritika ndaj Policisë së Kosovës lidhur me menaxhimin e situatës mbrëmë gjatë protestës.

Elezi tha se ka parë që policia është e dobët dhe jo e përgatitur për t’u marrë me veprime konkrete operative.

“Policia e Kosovës në këso situatash duhet të njoh organizatorët e protestës dhe duhet të negociojë me ata për të krijuar eventualosht korridore për të larguar persona, qofshin ata deputet, ministra”, tha Elezi.

Ai theksoi se policia ka përdorur forcë joproporcionale.