Sporti

Kosova dhe Austria pa gola pas pjesës së parë

10/04/2026 18:47
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Austrisë, e vlefshme për UEFA Nations League.

Pas 45 minutave të para, rezultati në stadiumin “Fadil Vokrri” është 0-0.

Të dyja skuadrat patën momente të mira gjatë pjesës së parë, por mungoi konkretizimi para portave.

Kosova, e mbështetur nga tifozët në tribuna, do të kërkojë të rrisë presionin në pjesën e dytë dhe të gjejë golin që do t’i jepte epërsinë në këtë përballje.

/GazetaBlic Sport/